Presidenti i Serbisë: KFOR-i refuzoi kërkesën tonë për kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
BELGRADE, SERBIA – OCTOBER 10, 2021: Serbia's President Aleksandar Vucic gives a joint news conference with Russia's Foreign Minister Sergei Lavrov following their talks. Russian Foreign Ministry/TASS Ñåðáèÿ. Áåëãðàä. Ïðåçèäåíò Ñåðáèè Àëåêñàíäð Âó÷è÷ âî âðåìÿ ñîâìåñòíîé ïðåññ-êîíôåðåíöèè ïî èòîãàì âñòðå÷è ñ ìèíèñòðîì èíîñòðàííûõ äåë Ðîññèè Ñåðãååì Ëàâðîâûì. Ïðåññ-ñëóæáà ÌÈÄ ÐÔ/ÒÀÑÑ

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se KFOR-i e ka refuzuar kërkesën e tyre për kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë.

Vuçiç thotë se në letër thuhet se KFOR-i “po vëzhgon me kujdes se çfarë po ndodh në veri”.

“Por ata nuk iu referuan një pjese të rezolutës, pasi nuk kanë të drejtë ta refuzojnë atë kërkesë. Ata iu referuan normës normative për të ruajtur rendin dhe ligjin. Ata bënë një gabim tjetër. Një herë kërkuan nga autoritetet në Beograd që të ekstradojnë Millosheviçin në Vidovdan, kështu këtë herë treguan në prag të Krishtlindjeve. Në prag të Krishtlindjes, nëse marrim përgjigje negative, e dimë që nuk është rastësi”, tha Vuçiç për Pink.

Kujtojmë, Serbia kishte kërkuar kthim të forcave ushtarake në Kosovë, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç, me pretekstin për t’i mbrojtur pjesëtarët e komunitetit serb. /klankosova

Share This Article