Ora News siguron dëshminë që Alda Klosi alias Çiko, e cila ka qënë Drejtore Kabineti pranë ish-ministrit të Rindërtimit dhe ish-Zv/kryeministrit të vendit, Arben Ahmetaj ka dhënë lidhur me sendet e vjedhura në banesën e saj.
Vjedhja rezulton të ketë ndodhur më 15 dhjetor 2022.
Alda Klosi deklaroi se ditën e ngjarjes i janë vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120.000 euro, të cilat kanë qenë në prerje 500(peseqindeshe) dhe 200(dyqindeshe) si dhe një shumë prej 30.000 (tridhjetëmije) dollar, të cilat kanë qenë prerje 100(njëqindëshe).
Më tej Alda Klosi ka deklaruar se këto para i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili i’a ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte, pasi djali i tyre është me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë.
Gjithashtu ajo ka deklaruar se ka patur një unazë floriri me medalionin e Shën Mërisë, një unazë floriri të bardhë me gurë të kuq, një unazë me flori të bardhë dhe me tre gurë, vathë të ndryshme me përmasa dhe forma të ndryshme, një palë vëthë me E-moi, një varëse floriri me kryq dhe me Shën Meri, një palë vëthë floriri në formë triangolo, një unazë flori me tre gurë diamanti.
Një çantë me ngjyrë blu dhe të bardhë e markës “Valentino” dhe një portofol me ngjyrë të bardhë të markës Valentino, të cilat ajo thotë se i janë vjedhur nga banesa.