Ja sa vendvotime janë rinumëruar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Deri të premten në orën 16:00, janë rinumëruar 60 vendvotime nga 314 për cilat ka vendosur KQZ-ja.

Me qëllim të rritjes së transparencës, pas rinumërimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se do të publikojë në kohë sa më të shpejt formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe të kandidatëve.

Formularët e rinj të plotësuar pas rinumërimit dhe formularët e plotësuar në vendvotime mund t’i gjeni në këtë vegzë: http://www.kqz-ks.org/lajmet/formularet-e-rezultateve-per-zgjedhjet-e-parakohshme-per-kuvendin-e-kosoves-2019/?fbclid=IwAR36vU8pHi_IKrBvD5ret1vzdpnMX0pusAVlDG8z6zk_8OpnehdqTOE9CCo 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se pas përmbylljes së çdo rinumërimi, do të vazhdojë me publikimin e formularëve të subjekteve politike dhe të kandidatëve.

Share This Article