ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 8 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 8 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 8 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 9 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Dhjetëra viktima nga moti i keq në Kaliforni

albnews by albnews
11 January, 2023
in Bota
0
Dhjetëra viktima nga moti i keq në Kaliforni
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Këtë të mërkurë në Kaliforninë e shkatërruar nga stuhitë e fuqishme ka nisur pastrimi dhe riparimi i dëmeve teksa në disa zona reshjet e shiut janë zbutur edhe pse në veri pritet sërish stuhi sot ndërsa moti i keq parashikohet të vazhdojë edhe ditën e premte.

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e fenomenit të njohur si “lum atmosferik” ndërsa numri i viktimave pritet të rritet, tha guvernatori Gavin Newsom të martën teksa vizitoi qytetin e Kapitolas në Santa Kruz që pësoi përmbytje të fuqishme javën e kaluar.

RelatedPosts

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

“Kemi mbetur pa fjalë, presim që stuhitë të vijojnë deri në 18 janar. Presim që fenomeni i “lumit atmosferik” të ndodhë edhe 3 herë të tjera, në forma dhe sasi të ndryshme në zona të ndryshme të shtetit. Stuhia është shtrirë në pjesën më të madhe te shtetit”, tha Gavin Newsom, Guvernator i Kalifornisë.

Mes viktimave është edhe një djalë i vogël i cili ende nuk është gjetur.

I mituri u mor nga ujërat e rrëmbyer teksa ishte në makinë me të ëmën, e cila u arrit të shpëtohej nga kalimtarët e rastit. Ekipet e shpëtimit kanë arritur të gjejnë vetëm një prej këpucëve të të miturit.

Banorë të Kalifornisë thonë se kanë humbur gjithçka nga përmbytjet.

“Duhet të ikja menjëherë. Po të kisha qëndruar dhe pak, ekipet e shpëtimit nuk do kishin arritur të më ndihmonin”, tha Selena Flores, banore e Kalifornisë.

“Jam 41 vjeç dhe nuk kam parë asnjeherë të ndodhë diçka e këtillë këtu në Ventura”. Humbëm shtëpitë dhe gjithçka që kishim”, tha Jena Flores, banore e Kalifornisë.

Shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar hapjen e gropave gjigante, duke thithur brenda dhjetra automjete.

Mbi 50 mijë banorë kishin marrë urdhër të evakuoheshin. 10 mijë prej tyre janë lejuar të rikthehen. Më shumë se 110 mijë banesa dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result