Papa Françesku do të vizitojë Irakun vitin e ardhshëm

albnews
By
1 Min Read

Vizita katër ditore nga 5-8 mars do të mbulojë katër provinca irakiane, Bagdadin, Erbilin, Mosulin dhe Qaraqosh

Papa Françesku do të vizitojë Irakun vitin e ardhshëm, bëri të ditur sot media e Vatikanit.

Sipas uebfaqes “Vatican News”, vizita katër ditore nga 5-8 mars do të mbulojë katër provinca irakiane, Bagdadin, Erbilin, Mosulin dhe Qaraqosh.

Më shumë detaje do të publikohen më vonë, duke marrë parasysh urgjencën shëndetësore mbi koronavirusin (COVID-19) në të gjithë botën.

Vizita është planifikuar me ftesë të Irakut dhe kishës katolike lokale. Do të jetë vizita e parë e pontifikut jashtë vendit që nga pandemia e COVID-19.

Share This Article