Lionel Messi mund ta ndjek rrugën e rivalit të tij më të madh Cristiano Ronaldos, për tu transferuar në Lindjen e Mesme.
Ylli argjentinas është futur në vitin e fundit të kontratës me PSG-në dhe në qershor do të mbetet lojtar i lirë
Këtë po mundohet ta shfrytëzojë skuadra nga Arabia Saudite, Al-Hilal që dëshiron t’i kundërpërgjigjet rivalëve të tyre Al-Nassr për nënshkrimin me Cristiano Ronaldon.
Al-Hilal është gati të bëj një ofertë më të çmendur për Messin se sa i ka dhënë Al-Nassr portugezit Cristiano Ronaldo.
Mundo Deportivo ka raportuar se oferta e skuadrës arabe për Messin është rreth 300 milionë euro në vit, që do të thotë 100 milionë më shumë se sa fiton CR7 te Al-Nassr.
Kjo padyshim do të ishte oferta më e madhe që pranon një futbollist dhe nëse Messi pajtohet të vazhdoj karrierën në Arabinë Saduite do t’i thyente përsëri Ronaldos rekordin si futbollisti më i paguar në histori.
Gjithsesi mbetet të shihet nëse klubi arab do të nisë negociatat me PSG-në këtë janar për transferimin e Messit apo do të pres verën për ta marrë argjentinasin falas, gjithmonë nëse shtatë herë fituesi i Topit të Artë pranon të vazhdoj karrierën në Arabinë Saudite.
Messi ka një marrëdhënie shumë të mirë me Arabinë Saudite dhe kjo gjë nuk është më një sekret. Kapiteni i Argjentinës ka nënshkruar një kontratë në vitin 2022 dhe është ambasador i shtetit arab për turizëm.
Al-Hilal është skuadra më e madhe arabe pasi ka fituar 18 herë titullin e kampionit në Arabinë Saudite, kanë fituar nëntë herë Kupën e shtetit, tre herë Superkupëndhe 13 herë Kupën e Princit. Ndërkohë suksesi i Al-Hilal është edhe dy herë fituese e Ligës së Kampionëve të Azisë.