Talebanët prezantojnë supermakinën e prodhuar në Afganistan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Supermakina ‘Made in Afghanistan’, e cila po quhet ‘Mada 9’, është bërë virale për herë të dytë në mediat sociale pasi videot që tregojnë automjetin për një provë në rrugë u ngarkuan në internet.

Në video, makina sportive e prodhuar në Afganistan, Mada 9, e cila ka njw pamje të frymëzuara nga Bugatti, shihet duke lëvizur në një rrugë të mbuluar me borë. Megjithatë, detajet e sakta në lidhje me specifikimet e automjetit mbeten të panjohura, shkruan Mirror.

Supermakina e prodhuar në Afganistan është një prototip i ndërtuar nga kompania ENTOP në bashkëpunim me Ministrinë e IT-së dhe Qendrën e Inovacionit të Afganistanit. Sipas talebanëve, Mada 9 lëviz me një motor Toyota Corolla.

Ghulam Haidar Shahamat, shefi i kompanisë, është shprehur për TOLO News në Afganistan se motori Toyota Corolla është i modifikuar për të arritur shpejtësi të lartë, por pa dhënë detaje.

Share This Article