Shqipëria e pafat, mposhtet nga Turqia në minutat e fundit të lojës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria është mposhtur nga Turqia me rezultat 1-0, me një paraqitje, ku disa raste të mira shënimi i takuan Shqipërisë, ndërsa fitoren e siguroi Turqia.

Në ndeshjen e zhvilluar në Stamboll, për kualifikime në Euro  2020, pjesa e parë përfundoi pa gola.

Gjatë tërë kohës pati një lojë me tensione të shfaqura, ku nuk munguan as kartonët e verdhë nga të dyja palët. Në pjesën e dytë Shqipëria u tregua shumë më e rrezikshme dhe pati disa raste të mira, ku Manaj pati një rast të pastër shënimi.

Derisa Shqipëria nuk arriti t’i shfrytëzojë rastet, në përfundim të takimit erdhi dënimi, ku Cenk Tosun shënoi në portën shqiptare, për t’i siguruar fitoren kombëtares së tij.

Shqipëria gjendet në Grupin H, të cilit grup i prinë Turqia me 18 pikë, aq sa ka edhe Franca në pozitën e  dytë. Shqipëria është e 4-ta me 10 pikë.

Share This Article