ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit 7 hours ago
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro 7 hours ago
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët! 7 hours ago
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit 7 hours ago
Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Kobra” vrau të riun nga Kukësi për 350 euro/ Publikohen fakte të reja

albnews by albnews
14 January, 2023
in Albania, Kosova
0
“Kobra” vrau të riun nga Kukësi për 350 euro/ Publikohen fakte të reja
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mediat në Kosovë i kanë kushtuar vëmendje ngjarjes së rëndë më 3 janar që tronditi Prizrenin, pasi pronari i lokalit “Kobra City” qëlloi me armë ndaj tre të rinjve nga Kukësi, ku njëri prej tyre mbeti i vrarë.

Në “KTV” janë publikuar disa detaje të reja për vrasjen që kishte të bënte me një fature prej 350 euro që tre të rinjtë duhet të paguanin.

RelatedPosts

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

Debati kishte kaluar në përplasje fizike fillimisht mes tyre dhe kamerierit e më pas edhe punëtorëve të tjerë. Dyshohet se debati u pasua me të shtëna, e si pasojë e të cilave humbi jetën 31-vjeçari Visart Cengu, nga Kukësi. I dyshuar është Dibran Hoxhaj, i njohur për disa veprave penale.

Burime të emisionit “Betimit për Drejtësi” në KTV brenda autoriteteve të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë kanë treguar se bazuar në dëshminë e dy të mbijetuarve të rastit, rezulton se ndërsa tre shtetasit shqiptarë po largoheshin pa e paguar faturën në drejtim të veturës së tipit Mercedes, ata ishin ndjekur.

Ata kanë deklaruar se “Dibran Hoxhaj-Kobra, kishte shtënë në drejtim të automjetit ende pa u nisur vetura”.

Të njëjtat burime theksojnë se fillimisht ishte plagosur personi R.Sh në këmbë, i cili kishte qenë i ulur në pjesën e pasme.

Ndërsa në lëvizje e sipër nga të shtënat ka mbetur i vdekur Visar Cengu, po ashtu i ulur në pjesën e pasme, ndërsa pa lëndime ka shpëtuar personi A.B që në momentin kritik ishte duke drejtuar automjetin.

Gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në parkingun e lokalit “Kobra-City” më 3 janar 2023.

Me të arritur policia, Hoxhaj kishte deklaruar se nuk kishte qenë prezent në momentin kritik, si dhe ishte palë e dëmtuar pasi konsumatorët kishin shtënë në drejtim të tyre.

Drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Faton Alija, në një intervistë për “Betimi për Drejtësi” ka folur për provat që janë gjetur në rastin “Kobra”, të cilat pritet të verifikohen.

Ne mesin e tyre, ai ka thënë se nga bastisjet në lokalet përcjellëse, është gjetur një DVR, pajisje që ruan pamjet e kamerave dhe e njëjta është dërguar për ekzaminim.

Pjesë e provave thotë të jetë dhe një fotografi që dyshohet të jetë publikuar nga Hoxhaj natën kritike.

“Në media, mediat janë një burim i informatave që policia i shfrytëzon dhe rrjete të ndryshme sociale ka qarkulluar një foto që dëshmon filmime apo pamje në parkingun e atij lokali atë natë, ku vërehet edhe vetura në të cilën viktimat më vonë kanë marrë plagë dhe për njërin që ka qenë vdekjeprurëse.

Ajo është një dëshmi e jona deri tash që deri në një moment të caktuar kamerat kanë funksionuar”, ka thënë Alija.

Ai ka thënë se i dyshuari për vrasje është duke u hetuar edhe për manipulim me prova.

“Një prej akuzave që i vihet në barrë të dyshuarit kryesor të këtij rasti është edhe manipulimi me prova, është i dyshuar për vrasje, armë pa leje dhe manipulim me prova, pasi në dyshojmë se ky i dyshuar apo të tjerët i kanë ndihmuar që DVR-in ta largojnë prej vendit aty, ta fshehin bashkë me armën dhe gjëra të tjera personale të këtij të dyshuari.

DVR nuk është gjetur, është një DVR tjetër në bastisje në vazhdim, nuk është vërtetu a ka të bëjë me lokalin apo ka të bëjë me ndonjë objekt tjetër, është gjet nga bastisjet në vazhdim të cilin e ka marrë Prishtina dhe është në fazën e ekzaminimit.

Në një lokal përcjellës sepse ky ka disa lokale si lokalin këtu apo garazhe përcjellëse”, ka deklaruar Faton Alija, drejtor i Policisë për Rajonin e Prizrenit

Si rrjedhojë, është arrestuar edhe një person i 7-të, po ashtu me dyshimet për manipulim me prova.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, ai ka qenë punëtor i lokalit, prezent në natën kritike.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

12 November, 2025
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

12 November, 2025
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

12 November, 2025
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result