Media britanike: Bandat shqiptare po ‘marrin’ narko-tregun 5 miliardë £, ja ku veprojnë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bandat e ndryshme që veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar, mes të cilave edhe ato shqiptare, kanë zonat e tyre të influencës.

Kështu shkruan gazeta prestigjioze britanike “The Sun”, në një artikull që mban titullin “Rrugët e Turpit”, për shkak të pranisë së theksuar të kriminalitetit.

Sa i takon grupit shqiptar Hellbanianz, ai vepron në bllokun e kullave të kompanisë “Gascoigne”, në zonën Barking, në lindje të Londrës.

Sipas gazetës, që e shoqëron artikullin me foto, banda ballkanase preferon makinat e shpejta tip “Bentley” dhe mburret për përdorimin e Kallashnikovëve.

Duke iu referuar fotove, të postuara nga vetë bandat në rrjetet sociale, “The Sun” shkruan se grupi kriminal është i armatosur deri në dhëmbë.

“Lartë në bllokun e kullave “Gascoigne”, në Barking, gangsterët shqiptarë janë në prag të marrjes nën kontroll të tregtisë së kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, me vlerë 5 miliardë paund”, vijon gazeta.

Ajo shton se edhe pse shëtisin me “Rolls Royce” dhe “Bentley”, Hellbanianz janë ushtarë rruge, që shërbejnë si krahu i armatosur i mafies shqiptare.

Krahas drogës, grupet shqiptare kryejnë edhe grabitje të armatosura në Londër dhe thuhet se takohen në pabin “Kings Lounge”.

Share This Article