Nëse qëllojmë me një lazer gjigant në drejtim të qiellit mund të devijojmë rrufetë nga aeroportet apo impiantet bërthamore.
Një lazer me madhësinë e një makine të madhe mund të ofrojë ndihmë ndaj këtyre fenomeneve të atmosferës në të ardhmen, duke i devijuar rrufetë nga disa ndërtesa specifike.
Shkencëtarët kanë lëshuar 1000 impulse drite lazer në sekondë nga një makineri rreth 8 metra e gjatë, që peshonte më shumë se tre tonë, duke dërguar rrezet në atmosferë mbi një kullë në Zvicër, e cila goditet nga rrufeja rreth 100 herë në vit.
Për më shumë se gjashtë orë ndërsa përdorej lazeri gjatë stuhive nga qershori në shtator të vitit të shkuar, ekipi i shkencëtarëve mundën të devijonin katër goditje rrufeje. Në këto raste, ngarkesa elektrike ndjek rrugën e rezistencës më të vogël përpara se të godasë tokën.
Ajri, i cili nuk përcjell elektricitet, është i vështirë për t’u lëvizur, kështu që rrufetë depërtojnë në drejtime të ndryshme për të shkarkuar në një termocentral ose aeroport, të cilët e përcjellin energjinë elektrike shumë më mirë.
Por pulset e lazerit mund ta tërheqin vetëtimën në të njëjtën mënyrë, duke e ngarkuar ajrin për ta bërë që të përçojë elektricitetin.
Kjo bllokon rrufenë mbi një ndërtesë, dhe rrufeja më pas lëviz nëpër ajrin e ngarkuar, përpara se të bjerë e padëmshme në tokë.
Rrufepritësit tradicionalë bëjnë një punë të ngjashme, por ekspertët thonë se ata mund ta devijojnë rrufenë vetëm sa gjatësia e tyre. Pra, një shufër 9 metra e gjatë e devijon rrufenë vetëm 9 metra larg.