Basha për “The Irish Times”: Çështjet e korrupsionit të lartë, shmangen nën ndikimin e qeverisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndonëse thotë se shpreson se Bashkimi Evropian do të nisë menjëherë negociatat me Shqipërinë, kryeopozitari Lulzim Basha, në një prononcim për ‘The Irish Times’, rendit një sërë problemesh që mund t’i bëhen pengesë vendit.

“Shqipëria është ndoshta vendi i parë në historinë moderne pa një Gjykatë të Lartë, pa një Gjykatë Kushtetuese, pa prokuror të përgjithshëm, me një Parlament me vende të paplotësuara, dhe me një kryeministër që qeveris me dekrete pa asnjë limit institucional për pushtetin e tij”, është shprehur Basha për mediat irlandeze.

Basha ka theksuar se demokratët i kanë dhënë mbështetje reformës në drejtësi, por akuzon qeverinë se ka “minuar, shkelur dhe abuzuar” me procesin.

“Si rezultat kemi një gjyqësor të paralizuar… dhe asnjë politikan apo figurë e krimit të organizuar nuk është përballur me drejtësinë. Përkundrazi, një numër i çështjeve të nivelit të lartë të korrupsionit janë anashkaluar nën ndikimin e qeverisë, duke siguruar pandëshkueshmëri për të akuzuarit”, ka thënë kreu i PD-së./TCH/

Share This Article