Vuçiqi i ankohet ambasadorit britanik për Trepçën

albnews
By
1 Min Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me ambasadorin britanik, Denis Keefe, ku kanë diskutuar për Kosovën.

Siç shkruajnë mediat serbe, në këtë takim Vuçiq me ambasadorin Keefe kanë biseduar për Kosovën e në veçanti për dialogun.

Sipas Vuçiqit, dialogu me Kosovën do të vazhdojë në momentin kur siç u shpreh ai, Kosova do ta shfuqizojë vendimin për taksën e vendosur për produktet serbe.

Vuçiq vendosjen e taksës e ka cilësuar si provokim, madje sipas tij, edhe Ligji për Statutin e “Trepçës” është një provokim i radhës nga Kosova dhe e ka cilësuar si sekuestrim të pronës serbe.

Vuçiq në këtë takim citohet t’i ketë thënë ambasadorit Keefe se Serbia është e angazhuar që të ruaj paqen dhe stabilitetin në rajon dhe e falënderoi ambasadorin për përkushtimin e Britanisë së Madhe.

Ndryshe Kuvendi i Kosovës në seancën e 2 shkurtit miratoi Ligjin për Statutin e “Trepçës”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply