Dinamikat e Big Brother VIP Albania po shkojnë duke u zhvilluar çdo herë e më shumë dhe ngjarjet po marrin rrjedha të ndryshme.
Në sytë e publikut deri më tani protagonistët kryesorë cilësohen këngëtari Luiz Ejlli dhe aktorja Olta Gixhari.
Dyshja janë kundërshtarë në lojën e tyre në format dhe ‘sulmet’ ndaj njëri-tjetrit janë të pashmangshme dhe të vazhdueshme.
Por, Olta së fundmi ka habitur me një deklaratë të saj ndaj këngëtarit, e cila ia pranoi meritat e të bëmave të tij në shtëpinë e famshme.
“Zihem e grihem me Luizin, por ai e meriton finalen. E meriton me gjithë gjërat që ka bërë. Është formati i tillë, bën lëmsh shtëpinë ai, krijon situata. Ai do të fitojë”, është shprehur Olta teksa bisedonte me banorët.
Ndërkohë, kujtojmë që një dinamikë tjetër mjaft e komentuar gjatë ditës së djeshme (e hënë) ishte edhe rrëfimi i Nita Latifit për sëmundjen.
Këngëtarja nga Kosova zbuloi para banorëve që një vit më parë ishte e diagnostikuar me tumor në gji dhe ndonëse operacioni kaloi me sukses së fundmi kanë nisur shqetësimet me të njëjtën problem. Përveç që mori mbështetjen e banorëve, Nita gjithashtu u përfshi në një debat me Luizin, pas disa deklaratave të këtij të fundit.