Serish tensione, Bullgaria tërheq ambasadorin nga Shkupi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas tensioneve me të fundit midis Sofjes dhe Shkupit, sidomos pas incidentit ku është i përfshirë një perfaqësues i klubit të Ohrit, shtetas bullgar, Bullgaria ka deklaruar se do të tërheqe ambasadorin nga Shkupi dhe do të ndërpresë të gjitha projektet e përbashkëta ndërshtetërore.

“Maqedonia që të vazhdojë rrugëtimin evropian duhet patjetër t’i respektojë detyrimet e marra nga BE. Bullgaria nuk ka nevojë të ndërmarë asgjë por vetë do të vëshgojë se a respekton këto detyrime nga pala maqedonase. Në propozimin evropian nuk ka afate për realizimin e obligimeve që do të thotë se Maqedonia ato mund t’i plotësojë me vite të tëra, por kjo do të thotë se pa plotësimin e tyre, bisedimet për anëtarësim në BE nuk mund të fillojnë” deklaron Ministri i Jashtëm i Bullgarisë.

VMRO-DPMNE akuzoi partitë në pushtet se ato pranuan të gjitha kushtet e Bullgarisë, me herët. Marrëdhëniet e acaruara mund të ndikojnë edhe në aktivitetin e komisionit të përbashkët për cështje historike dhe arsimore. Tensionet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut jane acaruar muajt e fundit. Kjo për shkak të hapjes së klubeve bullgare në Manastir dhe Ohër. Keto klube jane kundërshtuar nga pala maqedonase.

Share This Article