Një shef kuzhine në Angli është bërë i famshëm duke imituar mënyrën e kriposjes së Nusretit.
Restoranti i tij në Oldham ka fituar më shumë se 20 000 ndjekës në TikTok, që kur shefi kopjoi të mirënjohurin Salt Bae.
Razu Kamali, i cili në rrjetet sociale tani njihet si “Salt Bahi”, zakonisht del në video me doreza të zeza dhe syze, njësoj siç bën Nusreti.
Një nga videot e tij është e shoqëruar me shkrimin “Salt Bahi i vetëm që ju duhet në jetë”.