Milan Skriniar tashmë ka nënshkruar kontratë me PSG -në, por aktualisht kjo kontratë padyshim që nuk është në fuqi pasi mbrojtësi sllovak, të cilit i skadon kontrata me Interin në fund të sezonit, është ende zyrtarisht lojtar i “Nerazzurrëve”.
Qendërmbrojtësi sllovak ishte pjesë e shumë spekulimeve gjatë gjithë këtij muaji dhe duke se kësaj sage po i vie fundi shumë më shpejtë se sa ishte pritur.
“Po, është e vërtetë, por nuk mund të them më shumë për momentin. Jam në pritje të një marrëveshjeje mes klubeve “, ka thënë Skriniar.
Interi po i kërkon PSG-së 20 milionë euro për ta liruar mbrojtësin në janar, por nëse nuk arrihet ky akord, atëherë skuadra italiane do ta humb atë me kosto zero.