ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK 5 hours ago
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën 6 hours ago
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime 6 hours ago
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 12 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 12 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Punëtorët që mirëmbajnë ndërtesën e Qeverisë paguhen vetëm 180 euro në muaj

albnews by albnews
3 February, 2023
in Kosova
0
Punëtorët që mirëmbajnë ndërtesën e Qeverisë paguhen vetëm 180 euro në muaj
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Punëtorët që mirëmbajnë zyrat në ndërtesën kryesore të Qeverisë së Kosovës, paguhen vetëm 180 euro në muaj. Në këtë ndërtesë punë kanë gjetur gjithsej 12 punëtorë të një kompanie private, të cilët punojnë në kushte goxha të rënda.

“Paga nuk mjafton për asgjë, po s’po kemi qare pa punu diçka”, ka thënë V.M në kushte anonimiteti për Buletinin Ekonomik.

RelatedPosts

Rasti Vukashinoviq mbetet mister – avokati Niniq: Mafia e ka prangosur shtetin, prokuroria po hesht

Ankesa për Serbinë, kryenegociatori Bislimi: Nuk po pranojnë ndihmat për shqiptarët

Kosova ende në udhëkryq, mes partive mungon besimi

Ajo është shprehur se 2 kate komplet të ndërtesës së Qeverisë janë përgjegjësi e saj çdo ditë për pastrim.

“Është punë shumë e vështirë se jemi pak veta,” është ankuar tutje ajo për mbingarkesën në punë.

Sipas një hulumtimi të Buletinit Ekonomik, që ka për qëllim pasqyrimin e kushteve të rënda të punëtorëve të mirëmbajtjes nëpër institucione publike, ndryshe nga Universiteti i Prishtinës, ku punojnë punëtorët e së njëjtës kompani private që ka fituar tenderin edhe për mirëmbajtjen në ndërtesën e Qeverisë, këta të fundit nuk e kanë pasur fatin të kenë një sindikatë të tyre që do të bënte të paktën presion sindikal për kushte më të mira në vendin e punës. Ndoshta, për këtë arsye kushtet e punëtorëve në ndërtesën shumëkatëshe të Qeverisë së Kosovës janë dyfish më të rënda.

Nga hulumtimi del se vetëm dymbëdhjetë punëtorë pastrojnë 15 katet e ndërtesës së Qeverisë me një pagë prej vetëm 185 euro neto në muaj, përkundër faktit se bëhet fjalë për të njëjtën kompani që e ka fituar tenderin edhe në Universitet.

Jeton Leku, menaxher në Schafberger, kompania që e ka fituar tenderin për mirëmbajten e ndërtesës së Qeverisë e pranon se numri i punëtorëve është tejet i vogël për t’i mbuluar të gjitha hapësirat në ndërtesën e Qeverisë, mirëpo, sipas tij, “këto janë mundësitë”.

E sa i përket pagave, Leku fajin e ka hedhur tek kushtet me të cilat është shpallur tenderi.

“E pranoj është pagë shumë e vogël por problemi është se disa institucione e qesin si kriter në tender pagën e punëtorëve, ndërsa në rastin e Qeverisë kur kam apliku, ky kriter nuk ka qenë,” thotë Leku për Buletinin Ekonomik.

“Dhe të gjithë që kanë aplikuar në tender këqyrin me vendos çmimin sa më të ulët për me e fitu tenderin. Këtë e kam bërë edhe unë. Dhe tash kanë mbetur këto paga”, shton më tutje ai.

Buletini Ekonomik i është drejtuar me pyetje edhe Zyrës së Kryeministrit për të kuptuar se pse nuk ka qenë paga e punëtorëve njëri nga kriteret në tender. Në përgjigjen e këtij institucioni thuhet se përgjegjësia për shpalljen e tenderit ka qenë e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ndërsa nga kjo e fundit thonë se janë respektuar të gjitha procedurat e prokurimit publik.

Sa i përket vendosjes se kriterit për pagat e punëtorëve, në përgjigjet e MPB-së thuhet se kjo nuk lejohet me legjislacionin në fuqi.

“Bazuar në Ligjin e Prokurimit Publik të Republikës së Kosovës me rastin e publikimit të tenderit për këtë shërbim, nuk është e lejuar që të caktohet dhe të kërkohet paga e punëtorëve sepse Paga minimale për punëtorë caktohet me ligjet tjera në fuqi në Republikën e Kosovës”, thonë nga MPB.

Edhe kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, konfirmon se ka pasur ankesa në sindikatë nga punëtorët që pastrojnë në Qeveri.

“Vetë fakti që një punëtore e pastrimit zyrën e kryeministrit e pastron për 1 muaj ditë rregullisht dhe në fund i merr 180 euro, do të thotë kjo nuk do koment”, ka thënë Azemi, derisa shton se ka pasur një takim me drejtuesit e kompanisë për këtë çështje.

“Kompania thotë më është imponuar. Paraprakisht, qeveria ose ministria që ka nënshkruar kontratën me të, i ka thënë për pagën e punëtorit kjo duhet të jetë paga”, është shprehur Azemi.  

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

13 November, 2025
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

13 November, 2025
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

13 November, 2025
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result