Tragjedi në Mesdhe, 8 refugjatë humbin jetën nga përmbytja e anijes, mes tyre një foshnje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në detin Mesdhe ku kanë humbur jetën 8 refugjatë, si pasojë e përmbytjes së një anije.

Midis tyre ka ndërruar jetë një grua shtatzënë dhe një foshnje 4 muajsh, ndërsa 42 arritën të shpëtoheshin të gjallë nga rojet bregdetare italiane.

Mediat e huaja raportojnë se trupat e dy personave janë ende të zhdukur, ndërsa ekipet e shpëtimit janë duke punuar për gjetjen e tyre.

Të mbijetuarit ishin të dehidratuar, pasi kishin qëndruar në det për disa ditë.

Pothuajse 5,000 refugjatë dhe migrantë kanë zbritur në Itali që nga fillimi i vitit, sipas ministrisë së brendshme, nga pak më shumë se 3,000 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 1,000 në 2021.

Vija bregdetare e Sfax është bërë një pikënisje kryesore për njerëzit që ikin nga varfëria dhe konflikti në Afrikë dhe Lindjen e Mesme për një shans për një jetë më të mirë në Evropë.

Share This Article