Albulena Haxhiu cakton datën 7 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Kosovë

albnews
By
2 Min Read

Në një deklaratë për mediat, Albulena Haxhiu ka deklaruar se data 7 qershor do të jetë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare.Vendimi i Haxhiut sot vjen pak pas mbajtjes së një takimi me liderë dhe përfaqësues të partive politike në vend për caktimin e datës së zgjedhjeve.“Pasi dëgjova propozimet e partive politike dhe pas vlerësimit të afateve kushtetuese, nevojave organizative të KQZ-së dhe rëndësisë së pjesëmarrjes sa më të gjerë të qytetarëve në këtë proces, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbahen më 7 qershor”, tha Haxhiu.

“Gjatë këtyre ditëve do takohem me institucionet përgjegjëse, duke u kërkuar që të jenë misioni i vëzhguesve ndërkombëtar për zgjedhjet e 7 qershorit. Prej këtu stafit të KQZ i uroj punë të mbarë për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve. Subjekteve politike u uroj sukses në fushatë dhe qytetarëve ushtrim të lirë dhe pa presion për të ushtruar të dejtën e votës”, shtoi ajo.Zgjedhjet e reja vijnë pasi Kuvendi dështoi ta zgjedhë një president të ri brenda afatit, duke e zhytur vendin në një krizë të re politike.Kuvendi kishte afat deri në mesnatën e së martës për ta zgjedhur kreun e shtetit, pasi mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundoi në fillim të prillit.

Share This Article