Shqipëria e mrekullueshme, mposht bindshëm Moldavinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria ka shënuar fitore bindëse ndaj Moldavisë, me rezultat 0-4, në ndeshjen e zhvilluar sonte për kualifikime në Euro 2020.

Shqipëria kaloi në avantazh ndaj Moldavisë në minutën e 22-të me një gol të shënuar nga Cikalleshi.

Pas disa aksionesh të njëpasnjëshme, më në fund kuqezinjtë arritën të gjejnë rrjetën e Moldavisë. Mbrojtja moldave gaboi me pasime në zonë dhe Cikalleshi e shfrytëzoi.

Në minutën e 33-të Kejdi Bare shënoi golin e dytë për shqiptarët. Ky ishte goli i parë zyrtar për Baren me kombëtaren.

Ndërsa golin e tretë e dha Trashi, në minutën e 40-të, me një goditje jashtë zonës së sigurisë.

Goli i katërt erdhi në minutën e 90-të nga Manaj, i cili realizoi me sukses, me thembër, një pasim të marrë nga Roshi.

Share This Article