• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, June 9, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Debati për Kosovën, incidente e fajësime reciproke mes qeverisë e opozitës në Serbi

Debati për Kosovën, incidente e fajësime reciproke mes qeverisë e opozitës në Serbi

by albnews
4 February, 2023
in Kosova
0
2
VIEWS

Seanca dyditore e Parlamentit të Serbisë për Kosovën do të duhej të prezantonte një lloj dialogu të brendshëm ndaj propozimit gjermano-francez. Por ajo kaloi në zhurmë e debate të ashpra.

Seanca e posaçme e Kuvendit të Serbisë u zhvillua në atmosferë të tensionuar dhe mund të thuhet se pas zënkave dhe akuzave reciproke për tradhti u dëshmua edhe një ndarje e thellë brenda parlamentit në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Qeveria nga ana e saj vazhdon të akuzojë autoritetet e mëparshme se kanë kontribuar në pavarësinë e Kosovës, ndërsa opozita vetë është e ndarë përsa i përket mbështetjes për planin gjermano-francez për Kosovën. Pjesa proevropiane e opozitës mendon se ky plan duhet mbështetur, ndërsa opozita me orientim më nacionalist e sheh zbatimin e këtij plani si mbështetje për krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe shfuqizimin e Republikës Srpska.

Vijat e kuqe për Serbinë

Fjalën kryesore, që mund të quhet edhe monolog, e mbajti presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ai kryesisht bëri thirrje për përkrahjen e Kushtetutës së Serbisë, dhe siç u theksua vijat e kuqe për Serbinë janë formimi i Asosiacionit të komunave serbe dhe mospranimi i një ulëseje për Kosovën në Kombet e Bashkuara. U tërhoq vëmendja edhe në faktin se ende po diskutohet për planin, i cili nuk është i njohur definitivisht, por qeveria thekson se ai është vetëm platformë për bisedime dhe se ende nuk është nënshkruar asgjë.

Shfaqje për rejting

“Situata është e tillë, që në një mjedis kaq autoritar ju nuk mund të besoni gjithçka që dëgjoni”, thekson për DW Dragan Popoviq, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike dhe përmend demantimet e politikanëve evropianë “se si i kanë vënë Vuçiçit një lloj ultimatumi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

“Prandaj nuk mund të pritet as një diskutim normal, ku të kryqëzohen argumentet apo të zhvillohet ndonjë debat kuptimplotë për një çështje kaq të rëndësishme shtetërore. Thjesht gjithçka i nënshtrohet rejtingut politik të Aleksandar Vuçiqit, ne si qytetarë tani vetëm mund të supozojmë se çfarë i është shtruar përpara Serbisë dhe cila është përgjigja e Serbisë për të gjitha këto”, vlerëson Popoviq.

Polarizimin e mprehtë politik brenda opozitës serbe, Popoviq e sheh si ndihmë me apo pa vetëdije për Aleksandar Vuçiqin.

“Partitë e djathta të opozitës sillen në mënyrë iracionale dhe ndihmojnë kështu autoritetet. I ndihmojnë pikësëpari duke krijuar iluzionin se ka një lloj presioni të madh nga e djathta, apo nga ndonjë opinion publik pro rus. Dhe në këtë mënyrë i japin atij hapësirë për t’u paraqitur para perëndimit dhe opinionit vendas si martir dhe viktimë. Kështu Vuçiqi, i cili në fakt është sundues mbi jeten dhe vdekjen në Serbi, e paraqet veten si dikush që është në situatë të vështirë, sepse i bëhet presion nga ndonjë Milica dhe Boshko”, thotë Popoviq.

Diskutim rreth të panjohurës

Edhe Dejan Bursaç nga Instituti për Studime Politike, tërheq vëmendjen për DW lidhur me mostransparencën e palës serbe për negociatat me Kosovën dhe shton “se ne ende nuk jemi të sigurtë se çfarë përmban propozimi gjermano-francez, megjithëse kemi disa përvijëzime në mediat serbe”.

“Atëherë na mbetet vetëm t’i besojmë Vuçiqit se është vërtet ai propozim, ose është ndonjë strategji e tij për të dalë në publik me skenarin më të keq, me qëllim që më vonë ndonjë variant më të butë ta paraqesë si suksesin e madh të tijin”, mendon Bursaç.

Në seancën e Parlamentit të Serbisë, Presidenti i Serbisë prezantoi edhe politikën e tij, apo planin 10-pikësh për Kosovën e Metohinë, sipas tij, i cili përfshin edhe integrimin evropian dhe zhvillimin ekonomik. Këtu nuk kishte surpriza të mëdha, u fol për paqen dhe stabilitetin, sigurinë për serbët në Kosovë, ku thuhet se Serbia nuk do t’u përgjigjet provokimeve, përveç nëse jeta dhe pasuria e serbëve rrezikohen si në vitin 2004.

Mbajtja e konfliktit?

“Aleksandar Vuçiqit thjesht i është dashur të dalë me diçka para opinionit publik, sepse ishte krijuar përshtypja nga reagimet se Vuçiçi kishte pranuar diçka, që thënë thjesht mund të shihet si njohje e Kosovës. Kështu e shoh edhe këtë paraqitje në parlament, si përpjekje për ta reduktuar këtë dëm në publik”, mendon Dejan Bursaç.

Disa herë në këtë seancë të posaçme u përsërit se vijat e kuqe për Beogradin janë krijimi i Asosiacionit të Komunave Serbe dhe kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara. Dragan Popoviç thekson se “e gjithë drama rreth kësaj është që të mbahet konflikti, sepse pa të nuk ka aq mundësi për rritje tensionesh dhe futjen e frikës tek njerëzit në Serbi. Sa i përket Kosovës në OKB, ajo nuk do të varet nga Serbia. Serbia mund të thotë edhe se nuk ka asgjë kundër, por në fund vendosin shumë faktorë më të rëndësishëm si Rusia dhe Kina”, thekson Bursaç.

Asosiacioni – i rëndësishëm vetëm në letër

Nëse shikojmë atë që paraqitet si propozim gjermano-francez, aty shohim se në fakt bëhet fjalë për njohjen e Kosovës, tërheq vëmendjen Dejan Bursaç:

“Nga ana tjetër Serbia fiton Asociacionin si diçka që për qëllime marketingu mund t´u paraqitet si sukses qytetarëve të Serbisë. Por Asociacioni mund të rezultojë si diçka, që nuk ka rëndësi veçse në letër. Kemi këtu shembullin e Këshillit të përbashkët të komunave, që është formuar në bazë të marrëveshjes së Erdutit në vitin 1997. Ai në letër ka kompetenca të mëdha, por në praktikë funksionon si një organizatë e zakonshme joqeveritare”, vëren Bursaç.

Sanksionet ndaj Rusisë të pashmangshme?

Një pjesë shoqëruese e debatit në parlament, por jo më pak e rëndësishme, ishin edhe sanksionet ndaj Rusisë, për të cilat politikanët serbë flasin gjithnjë e më hapur. Presidenti i Serbisë thotë kështu “se Serbia me shumë gjasa do të duhet t`i vendosë sanksione Rusisë”, dhe se “shteti për shkak të mosvendosjes së sanksioneve paguan ndërkohë një çmim të lartë”. Kjo është përsëritur njëzëri edhe nga përfaqësues të tjerë të lartë të pushteit në Serbi, dhe Dragan Popoviq konstaton “se Vuçiqi të gjitha këto i ka lidhur në një pako, së bashku me presionet e Perëndimit rreth Kosovës dhe se ai do të mundohet të negociojë diçka me të dyja çështjet. Sinqerisht aty nuk kam vënë re ndonjë presion të tepruar lidhur me sanksionet kundër Rusisë. Po të kishte patur, do ta kishim tashmë të paktën një lloj sanksioni kundër Rusisë”.

Dejan Bursaç thotë se ky presion ekziston dhe se hapësira për të manovruar është ngushtuar pas luftës në Ukrainë.

“Besoj se do të bëhet kujdes, që nëqoftëse kjo ndodh, të jetë në një volum sa më të vogël. Megjithatë mendoj se do të arrihet një ekuilibër. Ky mund të jetë pranim i një pjesë të sanksioneve, por aq sa të mos rrezikohen interesat kombëtare dhe ekonomike të Serbisë. Natyrisht, pyetja është se si do ta kuptojë atë ana ruse”, përfundon Dejan Bursaç. /dw/

Previous Post

6 kg kokainë e heroinë, kush është 41-vjeçarja, “koka” e grupit të shpërndarësve në Tiranë

Next Post

Kaos dhe dhunë në rrugët e Londrës, momenti kur huliganët anglezë godasin me shishe e shkopinj çdo gjë që u del para

albnews

albnews

Related Posts

Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës
Kosova

Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës

8 June, 2025
Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni
Albania

Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni

8 June, 2025
Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja
Albania

Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

8 June, 2025
Next Post
Kaos dhe dhunë në rrugët e Londrës, momenti kur huliganët anglezë godasin me shishe e shkopinj çdo gjë që u del para

Kaos dhe dhunë në rrugët e Londrës, momenti kur huliganët anglezë godasin me shishe e shkopinj çdo gjë që u del para

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Nuk ka pushim! Kuqezinjtë rikthehen në fushë, Gjimshiti mungon për Letoninë

Nuk ka pushim! Kuqezinjtë rikthehen në fushë, Gjimshiti mungon për Letoninë

8 June, 2025
Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës

Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës

8 June, 2025
Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni

Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni

8 June, 2025
Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

8 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4839 shares
    Share 1936 Tweet 1210
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM