Gjatë kësaj periudhe, Gjermania eksportoi mallra me vlerë 47,1 miliardë euro në Britaninë e Madhe, 4,6% më pak krahasuar me një vit më parë. Importet nga Britania e Madhe ranë me 3,7% duke shkuar në 21,3 miliardë euro.
Shifrat nënkuptojnë se BM ka rënë me një vend, duke u renditur e shtata në listën e partnerëve më të rëndësishëm tregtarë të Gjermanisë.
Eksportet gjermane në BM kanë pësuar rënie që nga viti 2016, ndërsa importet e dy viteve të fundit, kanë shënuar rritje.
Sektori i automobilave ka pësuar gjithashtu rënie të fortë. Në vitin 2015, automjetet dhe pjesët e tyre, përbënin 27,6% të tregtisë. Vitin e kaluar shifra ra në 23,3%.
Gjatë shtatë muajve të parë, eksportet e automobilave ranë 9,7% ndërsa importet 9,1%./ATSh/