ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Faqet e para të gazetave në UK 2 hours ago
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve 2 hours ago
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet 2 hours ago
Teatri u shemb, spektakli vazhdon 2 hours ago
Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë, me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Suela Plaka, shqiptarja që kandidon për këshilltare në Lombardi

albnews by albnews
5 February, 2023
in Albania
0
Suela Plaka, shqiptarja që kandidon për këshilltare në Lombardi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një histori suksesi e një gruaje shqiptare vjen nga Italia. Suela Plaku emigroi 20 vite më parë drejt vendit fqinj, ashtu si shumë të rinj të tjerë, në përpjekje për të realizuar veten dhe aspiratat e saj. Ndjeshmëria ndaj çështjeve sociale e çoi drejt angazhimit në politikë, ku sot kandidon si këshilltare në Lombardi në provincën e Bergamos. Sfida e saj është të ndryshojë Lombardinë, një detyrim ndaj vetes dhe brezave të ardhshëm, në drejtim të mbrojtjes së një sistemi shëndetësor publik dhe integrimin me të drejta të plota të emigrantëve në Itali.

Ajo u vendos në Itali në vitin 2002 për të kryes studimet në Shëndet Publik në Universitetin e Breshias, gjatë kësaj periudhe pati mundësinë të angazhohej në kauza sociale të ndryshme, të cilat do të ishin dhe hapi i parë drejt angazhimit politik.

RelatedPosts

Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

Teatri u shemb, spektakli vazhdon

Rama ndjen “lagështirën”, pas ultimatumit të amerikanëve për koncensionet

“Me thënë të drejtën nuk isha unë ajo që u angazhova në politikë vitet e para. Ishin institucionet, që duke parë impenjimin tim në fushën sociale më zgjodhën. Në vitin 2013 më emëruan si Zëvendës Presidente e Komisionit të Mundësive të Barabarta në qyteti, ku jetoja. Në atë periudhë fitova dhe betejën time të vogël kundër ASL të Breshias” tregon ajo.

“Në ato vite në Lombardi profesionistët e huaj të shëndetit, edhe pse kishin përfunduar studimet në universitetet italiane dhe jetonin në Itali, nuk kishin të drejtë të punonin në spitale publike pa nënshtetësinë italiane.“

“Nëpërmjet shoqatave të ndryshme që merreshin me anti-diskriminimin lobuam për ndryshimin e ligjit. Aty kuptova fuqinë që ka politika në ndikimin dhe përmirësimin e jetës të njerëzve. Karriera ime politike nisi në vitin 2021, ku u emërova këshilltare në komunën ku jetoj”.

Aktualisht ajo punon për Mbrojtjen e Shëndetit Publik, që po shkon drejt privatizimit, duke iu ofruar atyre që nuk kanë mundësi ekonomike për të paguar vizitat apo operacionet, që të kenë akses për të pasur të drejtën e kurimit.

Duke qenë vetë dikur emigrante padyshim që integrimi dhe të drejtat e emigrantëve në territorin italian janë në fokusin e saj.

“Këto ditë fushate elektorale po kuptoj akoma më shumë, që ata nuk ndihen të përfaqësuar nga politikanët italianë, nuk kanë interes për politikën. Një sfidë e ardhshme është promovimi dhe angazhimi i të huajve në jetën politike të Lombardisë. Është e vetmja armë që kemi në dispozicion për të ndryshuar Lombardinë” thotë ajo.

Suela Plaka prej shumë vitesh punon në qendra shëndetësore, ku merret me Promovimin e Shëndetit dhe si profesioniste e lirë në një studio private si nutrizioniste (Edukim Nutrizional dhe Mënyrë Jetese të Shëndetshme).

“Sot ndihem një grua e realizuar nga ana personale dhe profesionale. Në rrugëtimin tim kam mbështetjen e bashkëshortit dhe dy fëmijëve të mi, djalit 17 vjeç dhe vajzës 11 vjeç. E ndjej si detyrim, jo vetëm ndaj vetes, por edhe për brezat e ardhshëm mbrojtjen e një sistemi shëndetësor publik dhe integrimin me të drejta të plota të emigrantëve në Itali”, përfundon ajo.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Faqet e para të gazetave në UK

Faqet e para të gazetave në UK

28 December, 2025
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

28 December, 2025
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

28 December, 2025
Teatri u shemb, spektakli vazhdon

Teatri u shemb, spektakli vazhdon

28 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result