Shkon në mbi 25 mijë numri i jetëve te humbura si pasojë e tërmeteve në Turqi dhe Siri, ndërsa të plagosurit nga kjo tragjedi janë dhjetëra mijëra. Momentet dramatike kanë vijuar edhe përgjatë orëve te fundit, teksa nga rrënojat janë nxjerrë edhe dy gra të cilat kanë qëndruar të bllokuara për më se 122 orë.
Më herët në provincën e Hatay, po ashtu dhe një grua bashke foshnjën e saj 10-ditëshe u nxorën gjallë nga rrënojat rreth katër ditë pas tërmetit. E teksa përpjekjet e grupeve të shpëtimit vijojnë pa ndalur, i ftohti I këtyre ditëve vështirësojnë kërkimet e mëtejshme dhe shpresat për të gjetur të mbijetuar janë zbehur.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pranoi gjatë një dalje për mediat se autoritetet duhej të kishin vepruar më shpejt pas kësaj fatkeqësie natyrore dhe mund të ishin shpëtuar më shumë jetë.
Situata paraqitet shqetësuese në të dy vendet, ku tashmë po krijohet një tjetër katastrofë njerëzore pasi dhjetëra mijëra njerëz kanë mbetur pa banesa, pa ushqime dhe në të ftohtë.