BBC raporton se kryetarja e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), Nicola Sturegon do të mbajë konferencë për media në Edinburg, ku do të njoftojë lajmin dhe detajet e dorëheqjes
Mediat britanike raportojnë se kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, së shpejti do të japë dorëheqje dhe do të tërhiqet nga detyra pas tetë vitesh.
BBC raporton se kryetarja e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), Nicola Sturegon do të mbajë konferencë për media në Edinburg, ku do të njoftojë lajmin dhe detajet e dorëheqjes.
Burimet nuk zbuluan se kur Sturgeon do të tërhiqet nga funksioni.
Ajo ka mbajtur postin që nga nëntori i vitit 2014, pasi mori detyrën nga Alex Salmond.
Sturgeon është kryeministrja e parë femër e Skocisë dhe gjithashtu gruaja e parë që drejton ndonjë nga administratat e decentralizuara të Mbretërisë së Bashkuar.
Sturgeon mbështeti fuqishëm mbajtjen e një referendumi të ri për pavarësinë e Skocisë, por një proces i tillë nuk u lejua nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.