Duele fantastike na presin sot në Ligën e Evropës, gjigantët evropianë zbresin në fushë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liga e Evropës këtë edicion është jashtëzakonisht interesant me shumë skuadra të mëdha që kanë mbetur në garën e dytë më të madhe evropiane për klube.

Barcelona, Manchester United, Roma, Juventus, Ajax, Monaco, Sevilla apo Bayer Leverkusen janë në garë për të kaluar në 1/8 e finales në Ligën e Evropës. E sot në fushë zbresin 16 skuadra ku do t’i zhvillojnë ndeshjet e para të 1/16 së finales.

Padyshim që dueli kryesor i mbrëmjes është ai mes Barcelonës dhe Manchester United që zhvillohet me fillim nga ora 18:45 në Camp Nou.

Sfidë shumë interesante është ajo mes RB Salzburg dhe Romës, por edhe Ajax e Union Berlin.

Nga ora 21:00 në fushë zbret Juventusi që përballet me Nantes, derisa duel tejet interesant është edhe ai mes Bayer Leverkusen dhe Monacos.  

Share This Article