ALB UK News

ALB UK News

Albania

Shalsi nuk heq dorë nga “vesi i vjetër”, pas kritikave luan shah fshehtas në Kuvend

Deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi, duket se e ka një pasion shumë të madh për lojën e shahut.

Pasi u filmua dy javë më parë teksa luante gjatë seancës plenare në laptopin e tij, ai i është rikthyer sërish “vesit të vjetër”, pavarësisht kritikave që mori në rrjete sociale.

Shalsi ka zgjedhur që për të mos rënë më në s,y lojën e shahut ta bëjë jo më në laptop, por në ekranin e vogël të telefonit.

Siç shihet dhe nga fotoja e shkrepur nga Euronews Albania, Shalsi është “kapur mat” nga kamera teksa loz lojën e tij të preferuar.

Një pasion ky, nga i cili duket se deputeti e ka vështirë të ndahet dhe kur është në Kuvendin e Republikës.