Nuk ndalojnë peripecitë qeveritare ndaj deputetit opozitar Agron Shehaj. Biznesi i deputetit demokrat Agron Shehaj është mbyllur ditën e sotme pasi forcat e policisë kanë vendosur shiritin në hyrjen e tij.
Ende nuk është e ditur se cilat janë arsyet e mbylljes së biznesit të Shehaj. Por informacione nga selia Blu thonë se janë qëndrimet e tij politike kundër kryeministrit që po sjellin bllokimin e bizneseve të tij.
Nga ana e policisë nuk thonë se i kanë mbyll hyrjen e biznesit.