Ata shprehen se në momentin që Erdgys Arrazi sipas tyre, krijoi lidhjen jashtëmartesore, i harroi edhe fëmijët dhe nuk kujdesej më për ta dhe Almën edhe nga ana financiare, pasi Alma vetë nuk punonte.
Tjetër dëshmi është zbardhur në lidhje me arsyet që sollën vendimin drastik të nënës, Alma Arrazit për tu hedhur në lumin Buna me tre fëmijët e saj. Sipas dëshmive të familjarëve të Almës Sipas dëshmive të familjarëve të Almës, ata mohojnë që bashkëshorti i saj të kishte qenë i dhunshëm me fëmijët, madje ata shpreheshin se në ndryshim nga Alma që nuk e donte dhe sipas tyre e ofendonte dhe ushtronte dhunë psikologjike dhe e kërcënonte, fëmijët i donte shumë.
Ata shprehen se në momentin që Erdgys Arrazi sipas tyre, krijoi lidhjen jashtëmartesore, i harroi edhe fëmijët dhe nuk kujdesej më për ta dhe Almën edhe nga ana financiare, pasi Alma vetë nuk punonte. Sipas dëshmisë së familjarëve, Alma për shkak të problemeve në marrëdhënien me Erdgysin shkonte në Tiranë te motra e saj, por sipas tyre sa herë që ajo largohej së bashku me fëmijët, 31-vjeçari shkonte dhe e kërcënonte duke e i thënë t’i jepte fëmijët.
Sipas dëshmisë së babait në janar, Alma ka shkuar në Itali për të punuar dhe ka gjetur punë, por është kthyer në Shqipëri sërish sepse bashkëshorti i ka thënë të kthehet, sepse nuk do ta tradhtojë më.
Në dëshmitë e tyre, familja e Alma Arrazit kanë deklaruar edhe se Alma dhe Erdgysi prej kohësh kishin probleme në martesën e tyre dhe se 31-vjeçari kishte krijuar një lidhje me një 18-vjeçare. Madje kohët e fundit Alma kishte parë edhe një video të bashkëshortit të saj në telefonin e tij me 18-vjeçaren.
Sipas familjes së Almës Erdgysi e ofendonte dhe i thoshte të ndaheshin dhe fëmijët t’i mbante ai. Sipas dëshmive të familjarëve më 2 maj, ditën e ngjarjes tregon Alma ka pirë kafe me kunatën (nusen e vëllait të burrit) dhe kur kanë dalë nga lokali ka parë të shoqin në një makinë me te dashurën 18-vjeçare.