Rama: Do shkoj në Parlament kur e shoh unë të arsyeshme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan se do të shkojë në Parlament kur ai ta shohë të arsyeshme.

Rama theksoi se do të jetë i rezervuar jo vetëm në Parlament por, edhe në politikën e përditshme.https://www.youtube.com/embed/z1hNj8TAuus

Blendi FevziuPse nuk shkoni në Parlament? Ju e keni detyrim kushtetues të shkoni në Parlament dhe t’i përgjigjeni.

Edi Rama: Kur fola për ça fola nuk kisha parasysh fryrjen e bilbilave por kisha parasysh një vijë të gjatë dhe të pambarimtë sjelljeje që është në nivelin më të ulët të edukatës të familjes së zakonshme shqiptare. Unë flas për qëndrimin tim, unë do shkoj në Parlament kur e shoh un të arsyeshme.

Blendi Fevziu: Por e keni detyrim. Nëse se shihni të arsyeshme gjatë gjithë vitit, nuk do të shkoni?

Edi RamaUnë nuk flas me nëqoftëse por me faktin e thjeshtë që më vjen turp dhe realisht turp që nuk kam mundur të ndikoj në ndryshimin e kësaj situate që ka vite dhe përkundrazi jam bërë dhe unë pjesë e se është ajo shprehja “kush fle me qenin gdhihet me pleshta”. Do jem shumë i rezervuar në raport me politikën e përditshme.

Blendi Fevziu: Belind Këlliçi përshembull është përjashtuar nga Parlamenti pa folur fare.

Edi Rama: E para unë nuk përjashtoj deputetë, nuk jam anëtar i komisionit përkatës dhe mazhoranca nuk është një trupë që bashkohet për të përjashtuar njerëz, por besoj që nuk ka shqiptar normal që nuk pajtohet me përjashtimin e tyre.

Share This Article