Kreu i qeverisë në një prononcim nga “Air Albania”, pak minuta pasi mori vaksinën tha se shqiptarët nuk duhet të kenë më ankth dhe as të jenë skeptikë.
Rama tha se do t’i dhurojnë Kosovës doza me vaksinë duke filluar nga java e ardhshme. Sipas tij është e rëndësishme që në Kosovë të fillojë vaksinimi në frontin e parë, pasi marrëveshja e Covax për të siguruar vaksinën mund të vonojë.
“Ky postim pak farë javor në kohë është vërtetë një lehtësim shumë i madh për mua. Tani shqiptarët mund të presin pa ankthin a do vijë apo jo vaksina. Vaksina nuk është e detyrueshme, por e këshillueshme. Dhe duhet të çlirohen nga marrëzitë. Është e sigurt se vaksina nuk i bën ilirët viking apo aziatikë. Ilirët mbeten ilirë. Është e sigurt se nuk futet çip në trup për ë përgjuar thashethemet.
Për mua është shumë e rëndësishmja që edhe në Kosovë, pavarësisht nuk e zgjidhim dot problemin që ata që po presion Covaksin, të mund të fillojë të paktën në frontin e parë aty ku është vija e zjarrit. Dozat që ne mund ti japim Kosovës duke nisur nga java e ardhshme janë simbolike. Në këtë rast të mos mendojmë si BE. Shqipëria edhe Kosova janë një”, u shpreh Rama.
Në ikje kryeministri nuk kursye edhe ironinë, ndërsa tha se radhën për vaksinë do e ketë Sali Berisha kur të kalojnë tek kategoria e moshës së thyer. “Radhën për vaksinë e ka Saliu kur të hyjmë te moshat e tejthyera”, tha ai.