Vdes në rrethana të pasqaruara tifozi i kombëtares angleze

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Udhëtimi për në Bullgari për të ndjekur ndeshjen e kombëtares angleze për kualifikueset e Euro 2020 ka rezultuar fatal për një tifoz.

Rob Spray 32 vjeç, ishte një tifoz i zjarrtë i kombëtares, i cili humbi jetën në një mënyrë shumë të çuditshme. 

Sipas asaj që raporton “The Sun”, Rob u gjet në gjendje të dehur në qendër të Sofies. Pasi ai u dërgua në spital, mjekët tregojnë se ai filloi të kërcënonte stafin mjekësor se do t’i vriste ndaj dhe ata thërritën policinë.

Gjatë rrugës për në stacionin e policisë ai humbi jetën në një mënyrë ende të paqartë. 

Por familjarët e tij nuk mendojnë të njëjtën gjë dhe e konsiderojnë këtë vdekje si të dyshimtë.

“Ne nuk e dimë se ç’ndodhi, por ai vdiq nën kujdestarinë e policisë.” – shprehet motra e tij.

Policia ende po punon për të zbardhur shkakun e vdekjes së tij përpara se trupi të rikthehet në Angli.

Share This Article