Një burrë nga Azerbajxhani është shpërblyer me një makinë të re nga një biznesmen si shenjë vlerësimi për ndihmën ndaj viktimave të tërmetit në Turqi.
Serveri Besirli u bë viral në rrjet pasi ngarkoi mbi makinën e tij të vjetër materiale ndihme për personat e prekur nga tërmeti shkatërrues.
Kujtojmë që numri i viktimave nga tërmeti ka kaluar mbi 46 mijë. 40,642 viktima janë konfirmuar në Turqi ndërsa në Siri më shumë se 5,800.
OBSH bëri thirrje për ndihma në vlerë prej 1 miliard dollarësh për të mbijetuarit e tërmetit më shkatërrues në historinë moderne të Turqisë.
Pak ditë më parë kërkoi 397 milionë dollarë për të ndihmuar gati 5 milionë sirianë në zonat veriperëndimore të vendit, të kontrolluara nga rebelët.
Ndërkohë, nga fushata e televizioneve turke ‘Turqia, një zemër’, u mblodhën më shumë se 6 miliardë dollarë për të ndihmuar të prekurit.