Polonia do të dorëzojë 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë në “dy ose tre javët e ardhshme”, sipas CNN.
Duke cituar ministrinë e jashtme të vendit, ky medium ka raportuar se tanket do të dërgoheshin për të përkuar me përfundimin e stërvitjes për trupat ukrainase në Poloni.
Lukasz Jasina, një zëdhënës i ministrisë, shtoi se Varshava mbështet dërgimin e aeroplanëve luftarakë në Kiev.
Megjithatë, ende duhet të arrihet një konsensus midis vendeve të NATO-s.
“Pikërisht si me tanket, ne shpresojmë se ky koalicion do të jetë mjaft i madh për të mbështetur gjithnjë e më shumë ukrainasit. Aeroplanët janë shumë të dobishëm në luftën e Ukrainës”, citohet të ketë thënë Jasina.
“Por ne jemi anëtare e NATO-s dhe duam të arrijmë marrëveshje në të gjitha çështjet e tilla për të marrë pjesë së bashku lidhur me këtë, sepse aleanca është më e fortë kur jemi bashkë”.