Thaçi dekoron komandantin e karabinierëve italianë në Kosovë

albnews
By
1 Min Read

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot Komandantin e Njësisë së Specializuar Multinacionale të KFOR-it, kolonelin Ruggiero Capodivento nga Italia, për rolin e tij në forcimin e sigurisë dhe të rendit e ligjit në Kosovë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Presidenti ka falënderuar Komandantin e Njësisë së Karabinierëve italianë për punën e shkëlqyer në Kosovë dhe për bashkëpunimin e mirë me institucionet e Kosovës.

“Kontributi juaj për sigurinë, rendin dhe qetësinë në Kosovë është i pazëvendësueshëm”, u shpreh Thaçi dhe shtoi se “do të jemi përherë mirënjohës për këtë”.

Komandanti Capodivento u shpreh se Njësia e Specializuar Multinacionale është e përkushtuar për paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Share This Article