Në videot që janë shpërndarë në platforma të ndryshme sociale më 21 shkurt, duket se ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare Sukobinë, që lidh Malin e Zi dhe Shqipërinë.
Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se videot, në të cilat shihen disa policë të Malit të Zi duke keqtrajtuar një ish-këshilltarin e Ilir Metës në kohën që ishte President, Petraq Milon në kufi me Shqipërinë, i ka parë që nga data 15 janar. Ai tha se ata që i tejkalojnë kompetencat e tyre, duhet të ndëshkohen në mënyrë adekuate.
Në videot që janë shpërndarë në platforma të ndryshme sociale më 21 shkurt, duket se ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare Sukobinë, që lidh Malin e Zi dhe Shqipërinë. Sipas pamjeve, një polic e nxjerr me forcë nga makina Milon, i cili nuk bën rezistencë dhe keqtrajtohet.
“Kjo është një pjesë e medaljes, pjesa tjetër është që qytetarët shohin një klip të shkurtër. Nuk ka qenë dikush që ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë nga makina ashtu, dikush duhet të ketë bërë shkelje. Rregullat e qarkullimit dhe kolonat nuk kanë qenë i respektuar me fal sepse po behet per turiste, te moshuar dhe apeli im per policine eshte qe te jemi te gjithe tolerante. Nacionalizmi, tensioni, perpjekjet per te krijuar tension ne raport me boshnjaket, muslimanet, ky eshte modusi operandi”, tha Abazovic.
Petraq Milo dhe familja e tij janë dhunuar nga Policia malazeze në doganën e Murriqanit. Pamjet e dhunës u publikuan në rrjetet sociale dhe shihej qartë momenti kur ish-këshilltari i ish-presidentit Ilir Meta është nxjerrë zvarrë nga makina dhe më pas është përplasur pas një tjetre. Po ashtu, të njëjtin “fat” ka pasur edhe i biri, ndërsa një grua e dhunuar barbarisht, ka humbur ndjenjat brenda makinës. Dje u raportua se është bërë pezullimi i Zëvendësdrejtorit në Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikoovac.