Kina do të përballet me pasoja nëse do t’i ofrojë ndihmë ushtarake në armë Rusisë. Ishte ky paralajmërimi që SHBA bëri për Kinën nëpërpjet Zëvendës Sekretares së Shtypit e Pentagonit, Sabrina Singh.
“[Ne] nuk i kemi parë ata të japin ndihmë në armë për Rusinë në këtë kohë, për luftën, por ata gjithashtu nuk e kanë hequr si opsion nga tavolina,” tha Singh.
“Dhe kështu, ne kemi qenë të qëndrueshëm nga këtu dhe besoj se sekretari Blinken u takua gjithashtu me homologun e tij në Gjermani javën e kaluar dhe e përforcuam atje qëndrimin se…do të ketë pasoja për Kinën nëse ky partneritet me Rusinë thellohet më tej.”
Singh shtoi se Kina, është duke i bërë llogaritë gabim duke ofruar ndihmë në armë për Rusinë.
Kujtojmë se CNN ka raportuar se ka shenja që zyrtarët kinezë po kërkojnë të “kalojnë vijën” dhe t’i ofrojnë ndihmë ushtarake për Rusinë.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara tha më herët se Kina duke bërë një gjë të tillë, do të ishte një vijë e kuqe e kaluar.