Vëllai i madh i Madonnas, Anthony Ciccone, ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Joe Henry, bashkëshorti i motrës së madhe të këngëtares, Melanie Ciccone.
“Kunati im, Anthony Gerard Ciccone, na la mbrëmë. E njoh qëkur isha 15 vjeçar. Anthony ishte një personazh kompleks, por unë e doja dhe e kuptoja më mirë nga sa isha ndonjëherë i gatshëm t’ua thosha”, thuhet në deklaratë.
Lufta e gjatë e Anthonyt me alkoolizmin është dokumentuar publikisht kur u raportua më shumë se 10 vjet më parë se ai kishte jetuar nën një urë në Michigan për vite me radhë dhe dyshohej se familja e tij nuk i ndihmonte më.
Në vitin 2017, Daily Mail shkroi se ai kishte përfunduar me sukses një lloj të caktuar programi rehabilitimi.
Anthony akuzoi publikisht motrën e tij, Madonna dhe anëtarët e tjerë të familjes se e kishin braktisur.
Megjithatë, besohet se mbretëresha e muzikës pop i është qasur në mënyra të ndryshme dhe ka paguar për qëndrimin e tij në rehabilitim në Teksas.