Mazhorancë me 65 vota, riformatohet qeveria në RMV, më shumë ministra shqiptarë

albnews
By
1 Min Read

Qeveria e Maqedonisë së Veriut është riformatuar për të reflektuar dhe mazhorancën e re, me përfshirjen e Aleancës për Shqiptarët.

Me propozim të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, parlamenti miratoi me shumicë të thjeshtë votash katër ministrat e rinj.

Krenar Lloga mori drejtimin e ministrisë së drejtësisë, Fatmir Mexhiti po udhëheq ministrinë e shëndetësisë, Azir Aliu u konfirmua në krye të ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë dhe Kaja Shukova mori drejtimin e ministrisë së mjedisit.

“Si Qeveri, vazhdojmë të zbatojmë në mënyrë efektive reformat në interes të qytetarëve dhe do të përforcojmë shumicën parlamentare, përgjatë rrugës së vendosur europiane, me qëllim anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, si interes shtetëror dhe strategjik”, thuhet në një njoftim të qeverisë së Shkupit.

Share This Article