ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm 4 hours ago
Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim 4 hours ago
Guvernatori i Oklahomës fal të dënuarin me vdekje pak para injektimit 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Vuçiç “djeg” planin e BE: S’ka njohje, as formale e as informate

albnews by albnews
1 March, 2023
in Kosova
0
Vuçiç “djeg” planin e BE: S’ka njohje, as formale e as informate
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qëndrimin e vërtetë e tregoi vetëm pas kthimit në Beograd. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njoftoi se nuk ka ndërmend të firmosë propozimin europian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Gjatë një interviste për televizionin publik serb, ai nënvizoi gjatë gjithë kohës bisedën e vështirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në gjuhën angleze, dhe se nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje.

“Po e përsëris për të dhjetën herë. i kam thënë Macronit, Scholz-it dhe Lajçakut. Sa të jem president i republikës së Serbisë, nuk do të nënshkruaj as njohjen formale apo joformale të Kosovës dhe as për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara”, tha Presidenti serb.

RelatedPosts

Caktohet data, kur do të dëshmojë në Hagë ish-komandanti i NATO-s Wesley Clark

Rasti Vukashinoviq mbetet mister – avokati Niniq: Mafia e ka prangosur shtetin, prokuroria po hesht

Ankesa për Serbinë, kryenegociatori Bislimi: Nuk po pranojnë ndihmat për shqiptarët

Vuçiç u shpreh i gatshëm të zbatojë vetëm disa pika të propozimit europian, dhe se për këtë ka informuar ndërkombëtarët, përfshirë dyshen Macron Scholz në Mynih. “Nuk kam asgjë për të fshehur. Na është paraqitur një propozim mere ose lëre. Deklarata e Borrellit është shumë e paqartë, po flasim për një koncept apo një kornizë”.

Nuk la pa përmendur dhe çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke thënë se marrëveshja bazë për të është ajo e vitit 2013 dhe se përveç një kryetari, kuvendi, duhet të ketë prona të paluajtshme, flamur dhe stemë. “Jam i bindur se nuk do ta formojmë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në një të ardhme të afërt. Do të shohim nëse do të jetë një muaj, dy apo gjashtë, por një ditë dikush do të duhet ta formojë atë. Pasi kjo të ndodhë, atëherë ne do të ulemi për të diskutuar tema të tjera që nuk janë të lehta”.

Në anën tjetër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas kthimit në Prishtinë, konfirmoi se firmosja e propozimit europian duhet të ndodhë brenda marsit. “Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë bëhet me njohje reciproke dhe me reciprocitetin si princip”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm

Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm

14 November, 2025
Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji

Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji

14 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

14 November, 2025
BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim

BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result