Ç’po ndodh në Tiranë? Një 40-vjeçare sulmohet me thikë te “Astiri”, në kërkim autori

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tjetër incident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, ku një tjetër grua ka qenë viktimë.

Këtë herë bëhet fjalë për një 40-vjeçare, e cila ka shkuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore, për shkak se ishte e dëmtuar me mjet prerës. 

Sipas policisë, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja ka ndodhur në zonën e “Astirit”.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:15, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital, shtetasja M. G., 40 vjeçe, e dëmtuar me mjet prerës, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se kjo shtetase është dëmtuar me mjet prerës, në zonën e quajtur “Astiri”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.”, njofton Policia e Tiranës.

Share This Article