Gjashtë “dardanët” e paprekshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lojtarë të rinj janë paralajmëruar për përfaqësuesen e Kosovës në futboll para ndeshjeve të nëntorit. Pa përmendur emra, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka lënë të hapur mundësinë për lojtarë të tjerë në përfaqësuese. Megjithatë, ka pak gjasë që ndonjë lojtar i ri që mund të vijë, të rrezikojë pozitën e titullarëve aktualë. Aq më tepër pozitën e gjashtë prej lojtarëve kryesorë të Kosovës.

Gjashtë është shifra e “dardanëve” që kanë startuar në të gjitha gjashtë ndeshjet e deritashme të Kosovës në eliminatore për “Euro 2020”. Shumica prej tyre kanë kompletuar ndeshjet që e kanë sjellë Kosovën në situatë të favorshme për të siguruar paraqitjen në kampionat evropian, në tentimin e parë për të bërë këtë. Kosova i ka edhe dy ndeshje në këtë cikël eliminator, shkruan sot Koha Ditore.

Pak më shumë se tri javë kanë mbetur deri te grumbullimi i Kosovës për ndeshjet vendimtare – atë të 14 nëntorit në Plzen ndaj Çekisë dhe atë të 17 nëntorit në Prishtinë ndaj Anglisë.

Share This Article