Veseli thotë se Kurti ka hapur kufirin me Serbinë dhe e ka mbyllur me Shqipërinë

albnews
By
1 Min Read

Pas presidentit Hashim Thaçi, edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka hapur kufirin me Serbinë e e ka mbyllur atë me Shqipërinë.

Në një reagim në Facebook, Veseli ka thënë Kurti “po i ndan shqiptarët”.

“Albin Kurti dështoi edhe një herë me Shqipërinë. Në opozitë, thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa si Kryeministër po i ndan shqiptarët. Kjo Qeveri, që hapi kufirin me Serbinë, duhet urgjentisht ta hapë kufirin me Shqipërinë, pa kurrfarë pengese, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Ky maltretim është i papranueshëm”, ka shkruar Veseli.

Share This Article