ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri 53 minutes ago
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës? 1 hour ago
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses 5 hours ago
Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë 5 hours ago
Osmani lëshon kritika ndaj BE-së: Kosova ka bërë reforma, por Brukseli nuk e njeh përparimin tonë 5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kurti pritet nga ambasadorë të shteteve anëtare të KiE, thotë se Kosova bëri hapa të mëdhenj drejt demokratizimit

albnews by albnews
15 March, 2023
in Kosova
0
Kurti pritet nga ambasadorë të shteteve anëtare të KiE, thotë se Kosova bëri hapa të mëdhenj drejt demokratizimit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në përfundim të ditës së parë nga vizita në Strasbourg, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit nga mbi 30 ambasadorë të shteteve anëtare në Këshillin e Evropës (KiE).

Në fjalën e tij, ai foli mbi progresin dhe zhvillimin e Kosovës në demokratizimin e vendit, rritjen ekonomike, sundim të ligjit e drejtësi.

RelatedPosts

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Osmani lëshon kritika ndaj BE-së: Kosova ka bërë reforma, por Brukseli nuk e njeh përparimin tonë

EMRI/ U përpoq të parandalonte vjedhjen, vritet shqiptari në Nju Jork

“Kosova ka bërë hapa të mëdhenj drejt demokratizimit dhe zhvillimit ekonomik, tregues të së cilës janë indekset dhe rankimet ndërkombëtare që faktojnë se Kosova është një histori suksesi e demokracisë cilësore dhe zhvillimit ekonomik”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri Kurti foli dhe mbi aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Republika e Kosovës ndan të njëjtat vlera dhe parime me Këshillin e Evropës, të cilat janë të mishëruara edhe në Kushtetutën e Republikës”, ka shtuar ai.

Ai i falënderoi vendet anëtare për mbështetjen e deritanishme dhe kërkoi nga to vazhdimin e saj për të avancuar tutje në këtë proces deri në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gjatë ditës Kurti u prit edhe nga eurodeputeti gjerman, Manfred Weber, njëherësh drejtues i grupit të EPP në Parlamentin Evropian dhe eurodeputeten nga Kroacia nga radhët e EPP, Zeljana Zovko.

Në takim u diskutua për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, hapat e mbetur për përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe për mundësitë që Kosova ofron për investitorë të huaj.

“Me trendin çdo vit e në rritje të eksporteve, veçanërisht në dy vitet e fundit, dhe me mbështetjen që u ka dhënë Qeveria përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike bizneseve të fokusuara në prodhimtari, Kosova synon që të shndërrohet në ekonomi të orientuar kah eksporti. Ndërkaq, nëpërmjet sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit, qeverisjes së mirë, dhe stabilitetit institucional, krahas politikave tatimore të favorshme dhe veçorive të fuqisë punëtore, Kosova synon që të bëhet tërheqëse për investitorë të huaj”, ka thënë Kurti.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

14 November, 2025
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

14 November, 2025
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

14 November, 2025
Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë

Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result