Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zbuluar dy arsyet të cilat sipas tij do e bënin të dështonte bashkëpunimi me Sali Berishën. Gjatë takimit me kandidatët për Këshillin Bashkiak të forcës politike që drejton, Meta u shpreh se arsyeja e parë është bashkëpunimi me kryeministrin Rama, ndërsa shtoi se nuk mund të prishet për çështje kandidatësh apo pozicionesh, por vetëm për interesin kombëtar dhe Kushtetutën.
Arsyeja e dytë e Metës është nëse Berisha do të tërhiqet nga firma e tij për referendumin, që sipas nuk tij do ndodhë pasi Berisha “i shkon deri në fund marrëveshjeve dhe fjalës së dhënë”.
“Ka fjalë do prishet Berisha me Metën. Nuk jam prishur kurrë me njeri për gjëra të tilla si kandidatë apo ministri e pozicione. Për kushtetutën prishem unë. Për interesin kombëtar jam prishur. Për gjëra të tilla nuk prishem.
Me Berishën prishem për dy gjëra, po bashkëpunoi me Edi Ramën, jo me PS-në, po me Ramën që ka mendjen të blejë e të korruptojë njerëz. Edhe nëse tërhiqet nga firma për referendumin, që ai nuk e bën se i qëndron marrëveshjeve dhe fjalës deri në fund”, – tha Meta.