Arrestimi i Belerit, Dendias: Skandal nëse s’ka prova, informova BE-në

albnews
By
1 Min Read

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka reaguar pas arrestimit të kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Himarë, Fredi Beleri.

Deklaratën, Dendias e ka bërë nga Stokholmi ku do të mbahet takimi joformal “Gymnich” i Ministrave të Jashtëm të BE-së.

Arrestimi, dy ditë para zgjedhjeve, e anëtarit të minoritetit grek, Fredis Beleris, kandidat për kryetar të Bashkisë Himarë në Shqipëri, si dhe të një tjetër greku, është skandal nëse nuk ka prova të pakundërshtueshme. E kam informuar përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell për rastin si dhe ministrin e Jashtëm të Suedisë, Tobias Billstrom, i cili mban Presidencën e BE.

Nikos Dendias, Twitter

Share This Article