Pamjet e publikuara nga brigada e 59-të e motorizuar e ushtrisë ukrainase, shfaqin momentin kur një tank i tipit T-72 i ushtrisë së Vladimir Putinit hidhet në erë.
Ishte pikërisht predha anti-tank Javelin që e goditi tankun që e hodhi në erë.
Madje shihet ushtari ukrainas i cili nga istikamet lanson predhën Javelin, e cila udhëton dhe e godet direkt tankun rus.
Që nga marrja e predhave Javelin, ukrainasit kanë arritur të ndalin shumë sulme të rusëve, madje u kanë shkaktuar humbje të mëdha në makineri luftarake.
E sistemet raketore të vendeve perëndimore që i mori Kievi siç janë HIMARS, IRIS-T e NAMAS, kanë ndërprerë sulmet ajrore ruse mbi infrastrukturën civile.