Turqia do t’i japë dritën jeshile procesit të ratifikimit të pranimit të Finlandës në NATO. Lajmin e bëri të ditur presidenti turk Rexhep Erdogan në një konferencë shtypi në Ankara të premten.
“Ne kemi vendosur të fillojmë procesin e ratifikimit parlamentar të Protokollit të pranimit të Finlandës në NATO,” tha Erdogan.
Kujtojmë se Finlanda, së bashku me Suedinë, të dyja njoftuan synimin e tyre për t’u bashkuar me NATO-n në maj, pasi lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë shkaktoi një ndryshim të papritur në qëndrimet ndaj anëtarësimit në bllok.
Erdogan tha se beson se NATO “do të bëhet edhe më e fortë nëpërmjet anëtarësimit të Finlandës” dhe “do të luajë një rol më efikas në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit global”.
“Me përfundimin e procesit të ratifikimit, marrëdhëniet tona me Finlandën do të forcohen në bazë të Aleancës së NATO-s”, tha ai.
Me aprovimin e Turqisë, Finlandës i hapet rruga për t’u anëtarësuar në aleancën ushtarake përpara Suedisë