Shërbimet e zbulimit të Ministrisë britanike të Mbrojtjes njoftuan se Rusia pritet të shtojë radhët e forcave të saj të armatosura.
Sipas raportit të fundit të kësaj ministrie, në fillim të kësaj jave, deputetët e parlamentit rus prezantuan një projekligj që parashikon ndryshimin e moshës së meshkujve për thirrjen në shërbimin e detyruar ushtarak, nga 21 vjeç në 30 vjeç. Aktualisht, në shërbimin e detyruar ushtarak merren rusët e grupmoshës 18 deri në 27 vjeç.
Sipas ministrisë britanike, ligji ka shumë mundësi të miratohet dhe mund të hyjë në fuqi në muajin janar. “Zyrtarisht Rusia po pengon që meshkujt që regjistrohen për shërbimin ushtarak të marrin pjesë në luftimet në Ukrainë, edhe pse qindra prej tyre mund të kenë shërbyer në operacione për shkak të ngatërresave administrative ose janë detyruar të firmosin kontratat”, tha ministria.
Sipas raportit të shërbimeve britanike, shumë të rinj nga mosha 18-21 vjeç po kërkojnë që ata të bëjnë përjashtim nga ligji me qëllim që të vazhdojnë edukimin e tyre.
Ndërkohë sipas Institutit amerikan për Studime të Luftës forcat ruse kanë kryer sulme tokësore në Bakhmut, Donetsk dhe rajonin Kupyansk-Svatove-Kreminn.
Sipas të dhënave nga Rusia, trupat ruse zmbrapsën forcat ukrainase përgjatë vijës së frontit në Ukrainën jugore.